Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 8 nëntor 2017

Takimi i kryetarit Xhaferit me z. Mirosllav Toman, ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, z. Mirosllav Toman.

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë ambasadorit Toman, me dëshirë për punë të suksesshme dhe të frytshme diplomatike, me ç'rast shprehu shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, kryetari i Kuvendit shprehu falënderim për përkrahjen e hapur dhe të vazhdueshme të Republikës së Çekisë në procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe aderimin përfundimtar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. 

Gjatë takimit u theksua se përkrahjen që Republika e Çekisë, së bashku me anëtaret tjera të grupit të Vishegradit ia jep Republikës së Maqedonisë në menaxhimin e krizës me refugjatët dhe sigurimin e kufirit jugor, është lartë e çmuar në vend. Z. Xhaferi e informoi z. Toman për përpjekjet e Qeverisë së porsazgjedhur të Republikës së Maqedonisë për përparimin e marrëdhënieve me fqinjët, si edhe për aktivitetet që e presin Kuvendin e Republikës së Maqedonisë deri në fund të vitit. Ai theksoi se pas ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017, Kuvendi arriti të kthehet në vendin që i takon dhe vazhdoi me normalizimin e rrjedhës së aktiviteteve. Sipas z.Xhaferi, rezultatet e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, e vërtetuan përkrahjen për Qeverinë dhe për shumicën parlamentare dhe për reformat që do i zbatojnë. 

Ambasadori Mirosllav Toman, vlerësoi se marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet dy shteteve, si edhe marrëdhëniet ndërmjet qeverive dhe parlamenteve, janë në nivel të shkëlqyer dhe pa çështje të hapura. Ai theksoi se Çekia mbet përkrahës i fuqishëm i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO dhe është gjithmonë e hapur për bashkëpunim në këtë plan. Duke informuar për zgjedhjet e paradokohshme për deputetë në Shtëpinë e poshtme të Parlamentit Çek, ambasadori potencoi se pritet mbajtje e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare, si edhe formim i shpejtë i qeverisë së re. Duke e marrë parasysh atë se Parlamenti i Çekisë është dydhomësh, ai sugjeroi se komisionet për Bashkimin Evropian dhe për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë të Senatit Çek, janë të përgatitura të vendosin bashkëpunim me komisionet përkatëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Bashkëbiseduesit njëzëri konstatuan se diplomacia parlamentare është më se e duhur dhe se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të thellohet dhe të përparohet pikërisht në këtë mënyrë. U shpreh pritja se pas formimit të përbërjes së re parlamentare të Parlamentit të Çekisë, do të vazhdojë bashkëpunimi ndërmjet kryetarëve të Parlamenteve, të kryetarëve të Komisioneve dhe të grupeve parlamentare për bashkëpunim, si edhe bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave ndërmjet dy instituteve parlamentare.     

Click