Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 17 maj 2017

Takimi i z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me SH.T. ambasador i Kanadasë në Republikën e Maqedonisë, z.  Filip Pinington 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Kanadasë në Republikën e Maqedonisë, z. Filip Pinington, i cili theksoi se Kanadaja ishte ndër shtetet e para e cila ia uroi zgjedhjen z. Talat Xhaferi në funksionin Kryetar i Kuvendit, e cila në mënyrë të qartë dhe të dukshme shprehu mbështetje ndaj procesit të ndryshimeve demokratike në shtet gjatë tranzicionit të pushtetit. Kjo ishte një hap i parë për daljen nga kriza politike dhe një nga seritë në proceset e rëndësishme që vijojnë.  Kanadaja edhe më tutje në mënyrë të vazhdueshme do ta mbështesë Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj në proceset shoqërore demokratike dhe do të jetë partner i saj i fuqishëm në planin ndërkombëtar.  

Kryetari i Kuvendit, z.Talat Xhaferi, duke e falënderuar për urimin, u shpreh se pret që marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë do të vazhdojnë në të ardhmen dhe do ta kenë intensitetin dhe cilësinë e tyre. Në lidhje me ngjarjet e padëshiruara në Kuvend më 27 prill, Kryetari Xhaferi shprehu besim në drejtësinë dhe në institucionet e sistemit se secili do ta ketë përgjegjësinë e vet për këto ngjarje, që të gjithë së bashku të tregojmë se kjo nuk guxon të përsëritet dhe nuk guxon të mbetet e padënuar.  

Në lidhje me ngjarjet politike aktuale dhe duke pasur parasysh faktin se Presidenti i Shtetit sot e përmbushi obligimin e tij kushtetues dhe mandatin ia dha bartësit të shumicës parlamentare, z. Talat Xhaferi theksoi se me këtë akt hapen proceset për formimin e qeverisë së re dhe për konstituimin e trupave të Kuvendit. Hapat e ardhshme në punën e Kuvendit do të jenë pikërisht në këtë drejtim, si dhe në drejtim të miratimit të ndryshimeve të parapara të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale, në kontekst të zgjedhjeve lokale që lajmërohen të mbahen në vjeshtë.    

Duke shprehur mbështetjen në bashkëpunimin e mëtejshëm dhe të afërt ndërparlamentar, bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet e vendosura miqësore duhet të vazhdojnë me përkushtim të fuqishëm dhe me besim të ndërsjellë. 

Click