Udhëheqja parlamentare

E enjte, 16 janar 2020

U votua pavarësia dhe pavarësia e shërbimit të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut Sot, në seancën e sotme të 130-të, me shumicë të madhe e votoi Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ndryshimet e Ligjit për Kuvendin, që sigurojnë pavarësi financiare dhe pavarësi të shërbimit të Kuvendit, i propozuan Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, koordinatorët e grupeve parlamentare të Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim, VMRO-DPMNE dhe Koalicionit "Për Maqedoni më të mirë", Aleanca për Shqiptarët, Grupi i pavarur parlamentar VMRO-DPMNE dhe Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë", Partia Demokratike e Shqiptarëve, BESA, ALTERNATIVA, ndërsa mbështetje dhanë edhe të gjithë deputetët në dhomën ligjvënëse.

Kjo legjislaturë do të mbahet mend si legjislaturë e cila e ka realizuar një nga qëllimet strategjike në Planin strategjik 2020-2022 të Kuvendit, ku është përcaktuar qëllimi për arritjen e "Shërbimeve të avancuara dhe efikase dhe shërbimit të Kuvendit", që pritet të arrihet nëpërmjet shërbimit të pavarur dhe efikas të Kuvendit dhe nëpunësve të vlerësuar, duke i respektuar parimet e administratës profesionale dhe sistemit të meritave.

Në këtë mënyrë, nëpërmjet pavarësisë financiare dhe administrative, krijohen kushte që Kuvendi, si dhomë përfaqësuese e qytetarëve, që është bartës i pushtetit ligjvënës, por kryen edhe kontroll politik mbi punën e pushtetit ekzekutiv, ti kryejë këto funksione të rëndësishme në mënyrë efikase, të hollësishme dhe tërësisht në mënyrë të pavarur.

Duke e pasur ndërmend se Kuvendi është në sesion të përhershëm, kjo imponon specifika në kryerjen e punëve dhe detyrave si edhe të kushteve për punë të punësuarve në Kuvend si edhe dispozicioni i tyre i vazhdueshëm në dhënien e mbështetjes profesionale dhe administrative për deputetët në ushtrimin e funksionit të tyre. Edhe pse ekzistonte mirëkuptim për specifikën e punës së shërbimit të Kuvendit, përsëri, vite me radhë kjo çështje nuk vihej në plan të parë. Është për respekt të madh vizioni, këmbëngulja dhe vendosmëria e Kryetarit Xhaferi, sekretares së përgjithshme të Kuvendit Cvetanka Ivanova, mbështetja e grupeve parlamentare të kësaj legjislature, mirëkuptimi nga ana e Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Kontribut të madh dhe mbështetje në përmbushjen e këtij qëllimi dhanë edhe miqtë e sinqertë shumëvjeçarë dhe të përkushtuar të dhomës ligjvënëse, gjegjësisht Konfederata zvicerane, Ambasada zvicerane dhe ekipi i Institutit Nacional Demokratik, Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve, Instituti për Demokraci "Societa Civilis" Shkup, që e realizojnë "Programin për mbështetje parlamentare" dhe mbështetja e të cilëve, duke filluar prej "Bisedave malore" në Berovë, përmes vizitave të shumta studimore dhe punëtorive, e konsoliduan rrugën kah fitimi i një

Kuvendi vërtetë të pavarur, të reformuar. Në Kuvend krijohen mekanizmat për menaxhimin e balancuar dhe kontrollin e të gjitha procedurave dhe e dimë se do t'ia dalim të jemi shtëpi e vërtetë e demokracisë dhe proceseve demokratike. Shërbimi i Kuvendit është bartës i memories institucionale dhe ai do të jetë ashtu gjithmonë, për të gjithë legjislaturat, i pavarur, i paanshëm, profesional dhe ekspert dhe do të vazhdojë edhe më tutje edhe më zellshëm ta arsyetojë besimin dhe përgjegjësinë që i është dhënë. 

Click