Udhëheqja parlamentare

E hënë, 24 qershor 2019

Zhan Mone dialogu i dytë për paqe dhe demokraci në Kuvend 

Më 22 dhe 23 qershor 2019, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Zhan Mone Dialogu i 2-të për paqe dhe demokraci, që është instrument i zhvilluar nga Parlamenti Evropian si vegël e fuqisë së butë në fushën e meditacionit dhe dialogut parlamentar të filluar në shtëpinë historike të Zhan Monesë. 

Sipas praktikës dhe konceptit të vendosur paraprakisht të këtij procesi, me sesionet bashkë-kryesojnë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dhe eurodeputetët në largim, z. Vajgl, z. Flekenshtajn dhe z. Kukan, të cilët janë miq të dëshmuar dhe të përkushtuar të vendit tonë në rrugën kah arritja e anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, ndërsa në punën e këtij dialogu, merrnin pjesë aktive përveç Kryetarit të Kuvendit, nënkryetarët, koordinatorët e grupeve parlamentare, përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvend dhe shërbimet e Kuvendit, të paraprira nga Sekretari i Përgjithshëm i shtëpisë ligjvënëse. 

Në fund, pjesëmarrësit u nënshkruan në konkluzat sipas të cilave kanë marrëveshje të vazhdojnë me dialogun për implementimin e agjendës së BE-së dhe të reformave institucionale, si edhe për tema më të gjera me interes të ndërsjellë, të sigurojnë me përkushtim konsensus për fushat kryesore, përfshirë këtu edhe nëpërmjet takimeve të rregullta në kuadër të dialogut Zhan Mone me Parlamentin Evropian. U shpreh edhe falënderim i madh ndaj angazhimit pa rezervë të eurodeputetëve Vajgl, Kukan dhe Flekenshtajn. 

Click