Aktivitetet

E martë, 27 prill 2021

Anketë telefonike për ndikimin pandemik mbi femrat dhe vajzat

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit, së bashku me Klubin e Deputeteve, në bashkëpunim me NDI-në, organizuan prezantim të konstatimeve të anketës telefonike për "Ndikimin e Pandemisë Kovid-19 mbi femrat dhe vajzat në Republikën e Maqedonisë së Veriut".

Vërejtjet hyrëse në prezantim u bënë nga Gordana Siljanovska-Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve; Lolita Ristova, kryetare e Klubit të Deputeteve dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor i lartë rezident i NDI-së.

Anketa telefonike u zbatua për nevojat e Programit të Mbështetjes Parlamentare dhe kërkime dhe analiza më gjithëpërfshirëse për Ndikimin e Pandemisë Kovid-19 mbi femrat dhe vajzat në disa vende evropiane: Zvicër, Suedi, Gjermani, Estoni, Sllovaki dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, NDI dhe Instituti Tim.

Prezantimi i hulumtimit të opinionit publik u prezantua nga Eli Anastasova Ognenovska, drejtoreshë ekzekutive e Institutit Tim, ndërsa vërejtjet finale u bënë nga Aleksandra Cvetkovska, drejtoreshë e Programit në NDI.

Lidhur me hulumtimin, u theksua se ky është një hulumtim sasior i ekzemplarit reprezentativ nacional të 1,100 të anketuarve, femra që janë shtetase të Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës 18+ dhe femra të punësuara joformalisht, femra pronare të biznesit, femra fermere, femra rome të angazhuara në tregun e punës, femra të reja me potencial për sipërmarrësi, duke theksuar se anketa u zbatua në nëntor 2020.

Anketa tregon se 86%, ose shumica e femrave, janë shumë ose disi të shqetësuara për krizën KOVID-19 në vend, 93% janë më të shqetësuara për shëndetin e tyre dhe shëndetin e familjes dhe miqve të tyre, ndërsa 47% janë të shqetësuara në lidhje me situatën financiare të familjes së tyre. Sidoqoftë, 26% e femrave janë optimiste se vendi do të përballet me krizën KOVID-19, veçanërisht për sa i përket shëndetësisë dhe arsimit.

Gjithashtu, 83%, ose shumica e femrave, janë shumë ose disi të shqetësuara për pasojat ekonomike të krizës KOVID-19 në vend. 56% e femrave zakonisht kalojnë më shumë kohë duke u kujdesur për fëmijët sesa para krizës KOVID-19 (femra me fëmijë nën 18 vjeç), dhe 46% e femrave zakonisht kalojnë më shumë kohë duke u kujdesur për anëtarët më të moshuar të familjes se para krizës KOVID-19 (femra që jetojnë me persona të moshuar në shtëpi).

Click