Aktivitetet

E enjte 3 mars 2022

“BISEDIME MALORE” - PUNËTORI E PËRKUSHTUAR NDAJ SIGURIMIT TË KUVENDIT DHE SIGURISË FIZIKE 

Sot u mbajt Punëtori e përkushtuar ndaj sigurimit të Kuvendit dhe sigurisë fizike në kuadër të serisë të dialogëve politikë “Bisedime malore”, nën udhëheqjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.  Talat Xhaferi, në të cilën merrnin pjesë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski, ministri i Punëve të Brendshme, z.  Oliver Spasovski, ministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Nikolla Tupançevski, ambasadorja e Zvicrës, SH.S. Veronik Ulman, koordinatorët e të gjitha Grupeve Parlamentare në Kuvend; përfaqësuesit e Byrosë së Sigurisë Publike, Institutit Nacional demokratik, Qendrës së Menaxhimit të Ndryshimeve, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, si edhe përfaqësues të shërbimit të Kuvendit dhe shërbimit të institucioneve të lartpërmendura.

 

 

Qëllimi i kësaj punëtorie është të fillohet procesi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërsektorial në drejtim të pavarësimit të sigurimit të Kuvendit, respektivisht përcaktimit të përgjegjësisë komanduese të institucioneve.  Me këtë punëtori, Kuvendi bën edhe një hap të madh drejt pavarësimit të institucionit, dhe i njëjti vijon pas pavarësimit të shërbimit dhe Buxhetit të Kuvendit.

Përfundimi i të pranishmëve ishte se përfaqësuesit kompetentë do të vazhdojnë me punë në temat në fjalë, në suazat e Programit për Mbështetje Parlamentare, për realizimin e Planit strategjik të Kuvendit për vitin 2022 - 2026 dhe realizimin e qëllimit të nënvizuar për Kuvend të sigurt, me qëllim që të konfirmohen modalitetet në drejtim të përmirësimit të sigurisë së Kuvendit, përfshirë edhe pavarësimin e shërbimit të sigurisë së Kuvendit.  

Click