Aktivitete

E enjte, 29 korrik 2021

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive e shënoi 20-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive mbajti Mbledhjen e Gjashtë në mënyrë solemne.

Në mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi; përfaqësuesit e Qeverisë; anëtarët e Komitetit dhe deputetët e tjerë; përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare; drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve dhe drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve ARDK.

Fjalime mbajtën kryetarja e Komitetit, Arbana Pasholli; Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

"Themelimi i Komitetit në vitin 2002 ishte moment i ri për të gjithë ne, por nëse shikojmë nga perspektiva e sotme, ishte mënyra më e përshtatshme për të siguruar hapësirë, kohë dhe vend për t'i shprehur nevojat, për t'i arsyetuar situatat, për t'i shqyrtuar çështjet që drejtpërdrejt i tangojnë bashkësitë etnike në vendin tonë, dhe marrëdhënia e tyre e ndërsjellë ose mospasja e marrëdhënieve, ishte pengesë për rritjen dhe zhvillimin e vendit, pengesë për përparimin, integrimin dhe kontributin në proceset dhe veprimet rajonale, evropiane dhe botërore, ndërsa nuk mundesh të kontribuosh globalisht, nëse nuk ke paqe dhe marrëdhënie të relaksuara brenda, në shtëpi, me respekt reciprok për secilin anëtar të familjes, qoftë edhe më të riun," tha Xhaferi.

Në vazhdim, ai shprehu krenarinë për të duruar, pjekur dhe transformuar gjithçka në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë një histori e suksesshme e demokracisë parlamentare përparimtare, moderne, anëtare e plotë e NATO-s dhe familjes së madhe evropiane, shtëpia e të gjithë pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike, shtëpia e të gjithë qytetarëve.

Ish-kryetari i Komitetit, Xhevat Ademi, si dhe disa nga anëtarët e mëparshëm dhe aktualë të Komitetit, si: Zeqir Ramçilloviq, Dafina Stojanoska, Samka Ibraimovski, Lupço Ballkovski dhe Enes Ibrahim, gjithashtu morën pjesë në diskutim.

Folësit e theksuan rëndësinë dhe kontributin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë dhe rolin e Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

U dëgjuan edhe mendimet e anëtarëve të pranishëm të Komitetit në lidhje me avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve që janë më pak se 20% të popullsisë në Republikë, për shkak të të cilave ofruan zgjidhje dhe mundësi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.