Aktivitetet

E hënë, 22 mars 2021

Mbledhja e Katërt e Komisionit për Çështje Ekonomike

Komisioni për Çështje Ekonomike, sot, në Mbledhjen e Katërt, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime ndërtimore (leximi i parë).

Arsyetim hyrës mbi Propozim-ligjin dha zëvendësministri i Ekonomisë, Zoran Manevski. Ai theksoi se me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime ndërtimore bëhet harmonizimi i dispozitave të kundërvajtjes në përputhje me nenin 132 paragrafi (1) të Ligjit për kundërvajtje. Qëllimi është të mundësohet zvogëlimi i lartësisë së gjobave dhe përcaktimi i miratimit dhe publikimit të standardeve nacionale maqedonase ose rregullave teknike maqedonase për prodhimet ndërtimore nga zona e paharmonizuar dhe të harmonizohet me ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fund të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike me gjashtë vota "për" dhe dy vota "kundër" arriti në përfundimin se Propozim-ligji i lartpërmendur është i pranueshëm dhe duhet të jepet për lexim të mëtejshëm.

Click