Aktivitetet

E premte, 12 mars 2021

Mbledhja e Katërt e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, sot, e mbajti Mbledhjen e Katërt, në të cilën morën pjesë: kryetarja e Komitetit, Arbana Pasholli; zëvendësi Enes Ibrahim; anëtarët e Komitetit; koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputetët; Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, si dhe zëvendësministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ilhan Rahman.

Në mbledhje ishin të ftuar përfaqësuesit e delegacioneve të huaja në vend, të cilët, megjithëse i japin mbështetje të madhe kësaj mbledhjeje dhe punës së përgjithshme të Komitetit, për shkak të zhvillimeve të reja me pandeminë, përsëri nuk morën pjesë në mbledhje.

Gjatë gjithë mbledhjes, kryetarja e Komitetit, Pasholli, kishte video-prezantim të punës së bërë deri më tani në mbledhjet e Komitetit dhe Programit të Punës së Komitetit për vitin 2021, duke dhënë kështu një kontribut personal në krijimin e kulturës së besimit të ndërsjellë midis anëtarëve të Komitetit, veçanërisht pjesëtarëve të komuniteteve dhe pastaj duke ofruar bashkëpunim dhe punë të përbashkët dhe transparente në Komitet.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive përcaktoi Agjendën e aktiviteteve të Komitetit dhe miratoi Program të Punës për vitin 2021. Në këtë kuptim, për të realizuar dhe zbatuar në mënyrë proaktive dhe transparente Programin e Punës dhe stimulimin e punës së grupeve të formuara të punës, u mbajt kjo mbledhje.

Në mbledhje, Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi bëri një prezantim mbi qëllimet dhe funksionet e Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive. Si anëtar i Komitetit për disa mandate, është njohës i mirë i Komitetit dhe me praninë e tij e mbështet punën e Komitetit. Grubi vuri në dukje se për marrëdhëniet konstruktive ndëretnike, ekzistimi i legjislacionit në vetvete nuk e arrin qëllimin e dëshiruar, ajo duhet të shoqërohet me masa të tjera shtesë, të tilla si ndërgjegjësimi, ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse dhe analiza e hollësishme e legjislacionit dhe politikave. Angazhimet për bashkëpunim të përforcuar në fushën e marrëdhënieve ndëretnike është prioritet i lartë i kësaj Qeverie. Bashkëpunimi me Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive mund të kontribuojë në intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar në mënyrë që deputetët të jenë promotorë dhe nxitës të mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve dhe mundësive për të përmirësuar situatën.

Pas prezantimit dhe fjalimit të Grubit, me diskutimet e tyre morën pjesë Enes Ibrahim, Zeqir Ramçilloviq, Latife Shikovska dhe koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski.

U dëgjuan mendimet e anëtarëve të pranishëm të Komitetit, të cilët dhanë vërejtje në fushën e avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve që janë më pak se 20% e popullsisë në Republikë, për çka ofruan zgjidhje dhe mundësi për përmirësimin e situatës në arsim, përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë, përdorimin e gjuhëve.

Duke pasur parasysh interesin e ngjallur nga prezantimi i Grubit, u vendos që Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive të ftohet edhe në mbledhjet tematike në përputhje me Programin e Komitetit, por dhe përputhjen e kompetencave të Komitetit dhe Ministrisë.

Në të njëjtën kohë, siç u tha nga të gjithë bashkëbiseduesit, duhet të punohet së bashku në mënyrë aktive për të inkurajuar dhe mbështetur përfshirjen më të madhe të pjesëtarëve të komuniteteve në mënyrë që të kontribuojnë në planin afatgjatë në ambient më të favorshëm për pjesëtarët e komuniteteve, përfitimet e të cilëve do t'i ndiejnë të gjithë.

Click