Aktivitetet

E martë, 20 prill 2021

Mbledhja e Pesëmbëdhjetë e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Mbledhjen e Pesëmbëdhjetë, si trup punues amë i shqyrtoi:

  1. Propozim-vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në pjesën e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i zmadhuar i hyrjes dhe transitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik të migrimit të paligjshëm në kushtet e ekzistimit të pandemisë të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin SARS-CoV-2 dhe parandalimin nga përhapja e tij me të cilat rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullsisë; 
  2. Propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit; 
  3. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.  

Në mbledhje në cilësinë e përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë: Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme; Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe Bashkim Hasani, zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, theksoi se Propozim-vendimi i parë propozohet me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë në kryerjen e aktiviteteve nga forcat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe forcat e sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëror.

Lidhur me pikën e dytë dhe të tretë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Hasani, në fjalën e tij, i informoi të pranishmit se Propozim-vendimet i referohen pjesëmarrjes në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Republikën e Libanit, me të cilat dërgohen një shef i shtabit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhë prej një viti, të llogaritur nga shtatori 2021 deri në shtator 2022 dhe dy pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhë prej gjashtë muajsh, të llogaritur nga korriku 2021 deri në janar 2022.

Në fund të debatit, Komisioni i përcolli Propozim-vendimet e lartpërmendura në procedurë të mëtejshme në Kuvend.

Click