Aktivitetet

E hënë, 31 gusht 2020

ME 62 VOTA "PRO” KUVENDI E VOTOI QEVERINË E RE 

Pas diskutimit dyditor, deputetët në Kuvend dje e votuan zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e trembëdhjeta me radhë, e propozuar nga mandatari, Zoran Zaev.  

“Pro" votuan 62 deputetë, ndërsa 51 votuan “kundër”, të përmbajtur nuk kishte. 

Pas votimit anëtarët e sapozgjedhur të Qeverisë, dhanë betimin dhe i nënshkruan deklaratat solemne.  

Kryetar i Qeverisë u zgjodh Zoran Zaevi, dhe ky është mandati i tij i dytë. Ndërsa dymbëdhjetë nga kabineti bashkë me kryeministrin janë nga LSDM-ja, 6 nga BDI-ja, dhe një nga BESA dhe një nga PDL.  

Kryeministri Zaev do të ketë tre zëvendës, ministra pa resor, ndërsa Artan Grupi do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Sistemit Politik. 

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi në emër të tij dhe në emër të deputetëve ua uroi zgjedhjen anëtarëve të rij të Qeverisë, duke u dëshiruar punë të suksesshme në ballafaqimin me sfidat që na presin të gjithë bashkë në të ardhmen dhe të jenë shtylla e institucioneve.  

 

Në fund të seancës, gjithashtu u konstatua se me zgjedhjen ministre e Punës dhe Politikës Sociale, deputetes Jagoda Shahpaska i ndërpritet mandati i deputetes, ndërsa Bllagoja Boçvarskit, i cili u zgjodh ministër i Transportit dhe Lidhjeve, i mbaroi mandati kryetar i komunës së Shtipit. 

 » Më shumë fotografi në flickr

Click