Aktivitetet

E martë, 9 mars 2021

Përvojat franceze janë të mirëseardhura për Këshillin Social-Ekonomik më të mirë

Deputetja Maja Moraçanin realizoi takim me Zhan-Mari Kambaseres, kryetar i Seksionit për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare në Këshillin Social-Ekonomik dhe Mjedisin Jetësor të Francës.

Në fillim, Kambaseres informoi për mënyrën e funksionimit të Këshillit të tyre, reformat rrjedhëse, se kanë lidhur marrëveshje ndërkombëtare me shumë vende në botë, se janë të sigurt financiarisht dhe duke ndjekur shembullin francez, u formua Këshilli Social-Ekonomik Evropian.

Si deputete e Partisë së Gjelbër RDM, fusha e interesit për Moraçanin janë çështjet e mjedisit jetësor, si prioritet kryesor dhe në lidhje të ngushtë me aspektin social. Në këtë drejtim, përvojat nga Franca janë të mirëseardhura, në mënyrë që të përmirësohet puna e Këshillit Social-Ekonomik.

Moraçanin e informoi mysafirin se Këshilli Social-Ekonomik i Maqedonisë drejtohet nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale dhe është i përbërë nga 12 anëtarë, katër nga Qeveria, shoqatat e punëdhënësve dhe sindikatat, që i konsideron të pamjaftueshme për trajtimin më inkluziv të temave. Ajo i theksoi angazhimet e saj për të përfshirë sektorin e OJQ-ve, fushën akademike, shoqatat civile, deputetët dhe temat si mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Të dy palët treguan interes për bashkëpunim më intensiv për funksionimin më të mirë të Këshillit Social-Ekonomik dhe zgjidhjen e problemeve në fushën e mjedisit jetësor.

Click