Aktivitetet

E mërkurë, 2 dhjetor 2020

PJESËMARRJE E DEPUTETIT ADEMI NË TAKIMIN VIRTUAL ME TEMË:  “BALLKANI PERËNDIMOR: 25 VJET PAS MARRËVESHJES SË DEJTON-IT”

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, sot morri pjesë në Takimin virtual ndër parlamentar të komisionit me temë: “Ballkani Perëndimor: 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejton-it”, i cili u mbajt në Bruksel, në organizim të Komisionit për Punë të Jashtme -  AFET, në Parlamentin Evropian.

Në diskutimin me temë mori pjesë edhe kryetari i Komisionit, Ademi, i cili theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut bëri hapa historikë drejt përmirësimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe Bullgarinë, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim, me çka ishte shpërblyer me anëtarësim në NATO. Gjithashtu, Ademi theksoi se vendi punon me përkushtim në plotësimin BE – reformave të nevojshme, me qëllim në dhjetor në Berlin të na miratohet korniza negociuese për anëtarësim në BE dhe të mbahet Konferenca Ndërqeveritare në kohë sa më të shkurtër.

Në atë kontekst, ai kërkoi mirëkuptim për nevojën e vendit që të fillojë negociatat sipas kapitujve, si dhe mbështetja nga kolegët deputetë në parlamentet nacionale të vendeve anëtare të BE-së, me qëllim që vendi ta vazhdojë rrugën kah BE.

Me Konferencën kryesonte kryetari i AFET, David Mekalister, kurse fjalime hyrëse kishin përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurt dhe zëvendëskryetari i KE-së, Zhozev Borell, si dhe euro komisionari për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhei, të cilët e vërtetuan mbështetjen e BE-së për zgjerim të mëtejmë me vendet nga Ballkani Perëndimor. Në diskutimin e pasur ishin shprehur konstatime për gjendjet aktuale në rajon, si dhe propozime për tejkalimin e gjendjeve të caktuara të cilat e rëndojnë Rajonin, me theks të gjendjeve në BiH dhe të relacioneve Serbi – Kosovë. 

Click