Aktivitetet

E hënë, 8 mars

Prezantimi i evalvimit të Strategjisë për barazi gjinore 2013-2020

Komisioni për Mundësit të Barabarta të grave dhe burrave, më 5 mars 2021, mbajti Debat publik në temë: Raport vjetor për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2019.

Fjalime përshëndetësi në debatin publik kishin Gordana Siljanovska - Davkova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave; Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ivona Paunoviç - Bishevac nga zyra e Trupit të KB-së për barazi gjinore dhe përforcimin e grave (UN Women). 

Evalvimin e Strategjisë për barazi gjinore 2013-2020 e prezantonte Bllagica Petreski, evalvuese e angazhuar e jashtme në korniza zë projektit të MPPS me UN Women.

Strategjia për barazi gjinore 2013 - 2020 qenka e dizajnuar me përfshirje të të gjithë aktorëve relevant për procesin. Qëllimet e vendosura strategjike qenkan relevante në periudhën kur qenkan të miratuara. Implementimi i strategjisë është operacionalizuar nëpërmjet Plani kombëtar për aksion dhe plane operative. Janë përpiluar: dy NPARE, për periudhën 2013 - 2016 dhe për periudhën 2018 - 2020; dhe tre Plane operative për barazi gjinore për vitet 2013, 2015 dhe 2018. Megjithatë, për periudhën prej tetë vjet, ka periudhë prej 2015 deri në 2018 i cili nuk është i përfshirë me plan kombëtar për aksion, ndërsa për periudhën prej tetë vjet ka vetëm tre plane operative.

Një nga mangësitë kyçe të strategjisë, është që nuk ka të zhvilluar indikatorë të matshëm, kuantitativ të niveli të qëllimi specifik ose rezultati. Shkalla e plotësimit të aktiviteteve të planifikuara në OPRE dhe NPARE është 46%, për periudhë prej tetë vjet.

Në diskutimin merrnin pjesë deputetet Arta Bilali - Zendeli, Rina Ajdari, Fisnike Bekteshi, Maja Moraçanin, Snezhana Kaleska - Vançeva; Sasho Bogdanovski nga AVMU dhe Gjylten Mustafova nga MPPS, pas çka janë miratuar këto konkluzione:

1. Në të gjitha institucionet të ekzistojnë indikator të ndarë gjinor që të mund në mënyrë adekuate të veprohet;
2. Nevojitet të identifikohen indikatorët të matshëm, që të mund Strategjia të jetë më e qartë;
3. Monitoring të parashikohet jo vetëm në fund, por edhe në mjedisin e kornizës së paraparë kohore të Strategjisë së re;
4. Në të gjitha ligjet të cilit kanë dimension gjinor të bëhet mbikëqyrje postligjdhënëse;
5. Roli i koordinatorëve për mundësi të barabarta duhet të përforcohet, të kenë status të përcaktuar me sistematizim të veçantë;
6. Të insistojmë në renditje të barabartë të aktiviteteve nga Strategjia në të gjitha institucionet, ndërsa jo e gjithë barra të jetë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale;
7. Në ligjin e re për barazi gjinore të ngrihet niveli i sektorit për mundësit të barabarta në nivel të sekretariati;
8. Deputetet dhe deputetët në Kuvend të jenë veçanërisht aktiv dhe të ndihmojnë në krijimin e politikave në bashkëpunim me sektorin joqeveritar dhe me komisionet në nivel lokal;
9. Të vazhdohet leximi i librave dhe mënjanimi i stereotipave;
10. Të përforcohet vetëdija për barazinë gjinore në çerdhet dhe në të gjithë sistemin arsimor;
11. Të krijojmë barazi, sepse bëhet fjalë për liri dhe të drejta pa të cilat nuk ka demokraci;
12. Të vazhdojë politika mediatike e cila nuk ka të forsojë stereotipa dhe do të insistojë në barazi; 
13. Komisioni të organizojë debat publik në bashkëpunim me Komisionin për Financim dhe Buxhet për Ligj të ri për buxhet me aksent të veçantë të buxhetimit përgjegjës gjinor.

Në fund, kryetarja Gordana Siljanovska - Davkova paralajmëroi debat të ri publik për efektet të Kovid 19 në barazinë gjinore.

Click