Aktivitetet

E hënë, 28 shkurt 2022

Shënimi i Ditës ndërkombëtare të sëmundjeve të rralla

Sot, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me anë të ndriçimit të ndërtesës së Kuvendit si objekt me rëndësi në shtet, do të ndriçohet në njërën nga ngjyrat e të rrallëve, respektivisht me ngjyrë të kaltër, me çka do i bashkëngjitet shënimit të Ditës ndërkombëtare të sëmundjeve të rralla, që për herë të parë është shënuar në vitin 2008. 

Muaji shkurt, si muaj i “rrallë” me numrin më të vogël të ditëve, është muaj për ngritjen e vetëdijes për sëmundjet e rralla dhe të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen njerëzit e prekur nga të njëjtat. Ideja dhe qëllimi i këtyre aktiviteteve dhe e PKU Heronj, që është themeluar me qëllim të ndihmës dhe mbështetjes së personave me sëmundjen e rrallë Fenilketonuria, është të përmirësohet cilësia e jetës së personave të sëmurë me sëmundjet e rralla. 

Kuvendi, si shtëpia e qytetarëve e jep mbështetjen e vet të fortë sepse beson fuqishëm se të gjithë qytetarët e botës kanë të drejtat e njëjta në këtë planetë dhe me mundin e përbashkët të të gjithëve mund të ndryshohet shumë.

Click