Aktivitetet

E enjte, 24 shkurt 2022

Takim Ademi- Ludva- mbështetja Çeke për eurointegrimet tona

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi,  pati  takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në vendin tonë, Jaroslav Ludva, në të cilin u bë fjalë për zhvillimet aktuale në BE-në dhe më gjerë. 

Ademi informoi për përpjekjet tona për fillimin e negociatave gjatë kryesisë aktuale franceze me Unionin, me synimin e reformave evropiane të realizuara, si dhe për rrjedhën e bisedimeve me Bullgarinë, me qëllim të fitojë mbështetjen e tyre në mbledhjen e ardhshme të Këshillit. Prolongimi i hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut është në favor të euroskeptikëve dhe nuk është në drejtim të përshpejtimit të hapave reformues të vendit.

Në lidhje me kryesimin e ardhshëm të BE-së, nikoqir i të cilit, nga 1 qershori i këtij viti, do të jetë  Republika Çeke, ambasadori Ludva theksoi se vendi i tij mbështet proceset eurointegruese  të vendit tonë, por edhe të vendeve të tjera aspirante dhe kandidate për anëtarësim në BE. 

Të dy bashkëbiseduesit shprehën keqardhje për gjendjen e re të luftës  të shkaktuar pas pushtimit rus të Ukrainës. 

Ademi theksoi se Ukraina është  vend sovran dhe se Maqedonia e Veriut mbështet pikëpamjet e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë për agresionin e saj.

Click