Aktivitete

E hënë, 17 maj 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me Avokatin e Popullit Ziberi 

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Naser Ziberi, me rastin e dorëzimit të Raportit vjetor për punën e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020. Në takim ishte e pranishme edhe znj. Suzana Saliu, zëvendësja e Avokatit të Popullit. 

Gjatë takimit u bisedua për çështje në fushëveprimin e punës dhe kompetencave të Avokatit të Popullit dhe për gjendje, pyetje dhe aktivitete tjera. Avokati i Popullit Ziberi foli për çështjet kadrovike në institucionin që e përfaqëson, për natyrën dhe numrin e parashtresave të parashtruara nga qytetarët që i parashtrojnë me qëllim të realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre civile, për ndikimin e pandemisë me Kovid-19 në natyrën e parashtresave të parashtruara dhe në punën e institucioneve. 

 

Kryetari Xhaferi shprehu interes për gjendjen dhe përmbajtjen e Raportit vjetor të Avokatit të Popullit dhe informoi për punën e Kuvendit, për qëllimet dhe aktivitetet aktuale. 

Në takim u konstatua raporti ndërmjet institucioneve Avokati i Popullit dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut si i mirë, efikas dhe korrekt ndërsa në drejtim të Raportit vjetor, Kryetari Xhaferi theksoi se deputetët do të informohen në kohë dhe si rezultat në këtë pritet edhe fillimi i procedurës parlamentare për shqyrtimin e Raportit dhe miratimin e rekomandimeve që do të kishin dalë.

 

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.