Aktivitetet

E premte, 25 shkurt

Takim i Kryetarit Xhaferi me ministrin Sellakoviq  

Në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Sellakoviq, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e potencoi dinamikën e fuqizuar të marrëdhënieve bilaterale në  nivelin më të lartë ndërmjet të dyja palëve dhe shprehu shpresë se kjo cilësi dhe vazhdimësi e këtij  komunikimi dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. 

Ai e nënvizoi rëndësinë e nismës rajonale “Ballkani i hapur” si mundësi për ndërlidhjen dhe bashkëpunimin rajonal të vendeve në Ballkanin Perëndimor, a njëherazi edhe si mesazh ndaj miqve tanë evropianë në Bruksel se vendet e rajonit ngadalë shprehin gatishmëri ndaj pranimit të vlerave dhe integrimeve evropiane, parimeve të bashkëpunimit dhe pajtimit ndërmjet veti. Në atë drejtim të bashkëpunimit rajonal, Kryetari Xhaferi e nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me Republikën e Serbisë e cila njëherazi paraqet edhe partnerin tonë të tretë tregtar sipas madhësisë.  

Kryetari Xhaferi, në vazhdim të bisedës, shprehu shpresë se në periudhën që vjen, do të arrihet zgjidhje përfundimtare në raport me kontestin me Republikën e Bullgarisë dhe aprovimin e kornizës tonë të negocimit me BE-në.   

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Nikolla Sellakoviq, shprehu kënaqësi dhe nder për këtë vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me ç’rast e theksoi bashkëpunimin e deritanishëm intensiv me kolegun e tij, ministrin Osmani, dhe shprehu shpresë se ky komunikim do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim. Ai e pohoi faktin se marrëdhëniet e ndërsjella janë në nivel të lartë, a e potencoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar. Theksoi se bashkëpunimi ekonomik dhe kulturor është po ashtu në një nivel solid dhe në këtë drejtim, e lavdëroi marrëveshjen e ndërsjellë të nënshkruar për hapjen e qendrave kulturore në të dyja vendet. Ministri Sellakoviq shprehu mbështetje për rrugën tonë eurointegruese dhe njëherazi mbështetje për kryesimin tonë të ardhshëm të suksesshëm me OSBE-në në vitin 2023.   

Në fund të takimit të dy bashkëpunëtorët u pajtuan se bashkëpunimi politik intensiv edhe në periudhën vijuese do të vazhdojë në çdo fushë.                                 

Click