Aktivitetet

E martë, 15 qershor 2021

Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Nevena Jovanoviq

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim pune me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisës ë Veriut, SH.S. Nevena Jovanoviq.

Kryetari Xhaferi, duke i uruar mandat të suksesshëm ambasadori dhe qëndrim të këndshëm në shtetin tonë, e njoftoi ambasadoren me aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit, me aktivitetet në planin e integrimit të vendit, pritjet nga Këshilli i BE-së për hapjen e negociatave dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal konstruktiv dhe konkret. Ai e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral dhe vazhdimin e të njëjti në nivelin më të lartë, si edhe në nivel të Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit, sapo të lejojnë këtë kushtet shëndetësore. Me kënaqësi falënderoi për gjestin human të solidaritetit të Republikës së Serbisë në procesin e imunizimit kundër KOVID- 19 të qytetarëve tanë, në çka ne u përgjigjëm me një gjest përkatës, respektivisht, lirimin nga pagesa e taksës rrugore në periudhën verore për turistët serb që tranzitojnë nëpër vendin tonë.

Duke folur për rëndësinë e rajonit stabil dhe të qetë të Ballkanit Perëndimor, Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do e mbështesë çdo zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë në dialogun Beograd - Prishtinë, në drejtim të ruajtjes së politikës pozitive të fqinjësisë së mirë dhe ndërtimit të rajonit të fuqishëm dhe prosperues, tërësisht të integruar në BE.

Ambasadorja Jovanoviq e transmetoi mbështetjen e udhëheqësisë më të lartë serbe të procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç'rast nënvizoi se çdo shtyrje e fillimit të negociatave dhe përzierjes së panevojshme të kontesteve bilaterale vetëm e zvogëlon besueshmërinë e Unionit, e ndryshon opinionin publik dhe e zvogëlon mbështetjen e gjerë  civile. Znj. Jovanoviq theksoi se posaçërisht e gëzon bashkëpunimi i pasur ndërparlamentar të cilin edhe më tej sinqerisht do e mbështesë dhe thellojë, a do të punojë edhe në planin e përforcimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e këmbimit tregtar dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Bashkëbiseduesit e riafirmuan rëndësinë e  dialogut të vazhdueshëm politik në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral ndërmjet dy shteteve, e potencuan mbështetjen e projektit "Mini shengen", i cili tregon se edhe këto shtete të Ballkanit Perëndimor munden vetë shumë të bëjnë, gjithmonë kur janë në pyetje interesat e qytetarëve. U shprehën zotime për avancimin veçanërisht të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta nga politika e jashtme dhe diplomacia parlamentare. 

Click