Aktivitetet

E enjte, 14 tetor 2021

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH.S. VERONIK ULMAN MARTI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, takimin e sotëm me ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Veronik Ulman Marti e filloi duke i drejtuar urime dhe duke i uruar sukses në kryerjen e detyrës së re dhe qëndrim të këndshëm në vendin tonë.  

Ai theksoi se të dyja vendet i ndërlidh miqësia e sinqertë, e bazuar në bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë. “Në Konfederatën Zvicerane, potencoi Kryetari Xhaferi, Maqedonia e Veriut sheh aleat të madh dhe të sinqertë në procesin e realizimit të prioriteteve të politikës së jashtme të vendit.” Po ashtu, e përshëndeti mundin dhe përkushtimin e Ambasadës Zvicerane që është përfaqësuese e Qeverisë Zvicerane për Projektin “Programi për Mbështetje Parlamentare”, që ka për qëllim të sigurojë funksionim inkluziv dhe më efikas të institucionit, respektivisht, përforcim të përgjithshëm institucional, avancim të funksionit ligjvënës dhe mbikëqyrës dhe mundësim të qasjes përkatëse dhe transparencës në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për qytetarët dhe organizatat civile, sidomos grupet e margjinalizuara, përmes transparencës dhe llogaridhënies së përforcuar. 

Kryetari Xhaferi shprehu gatishmëri që edhe në të ardhme të mbështesë bashkëpunimin parlamentar të dyja vendeve në të gjitha nivelet, dhe në këtë kontekst, drejtoi ftesë kthyese ndaj Kryetarit të Konfederatës Zvicerane, në një periudhë të pranueshme të ndërsjellë, dhe sapo të mundësojnë këtë kushtet dhe situata me Kovid - 19. 

Ambasadorja Ulman, duke konstatuar se raportet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera, potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut u bë një nga partnerët më të rëndësishëm të bashkëpunimit të Konfederatës Zvicerane ndërsa elementi kryesor për marrëdhëniet bilaterale është Programi Zviceran për bashkëpunimin bilateral. “Programi i ri i bashkëpunimit u aprovua në fillim të këtij viti. I njëjti përqendrohet në sundimin inkluziv demokratik, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, si edhe në ambientin jetësor dhe ndërmarrjet e qëndrueshme publike,” shtoi zonja Ulman Marti. Ajo vu theks të veçantë në prioritetet në reformimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të jetë më efikas, më funksional, sidomos në raport me publikun. 

Bashkëbiseduesit, duke pasur parasysh se nuk ka çështje të hapura mes dy vendeve, shprehën bindje personale se edhe në periudhën e ardhme do të vazhdohet në drejtimin e njëjtë të përforcimit të marrëdhënieve të ndërsjella.  

Click