Aktivitetet

E mërkurë, 9 qershor 2021

Takim pune i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Arbana Pasholli, dje realizoi takim pune me anëtarët e Komitetit, përkatësisht koordinatorët e grupeve, ku u prezantuan idetë dhe propozimet në lidhje me aktivitetet e mëtejshme të Komitetit.

Takimi është vazhdim i bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve që janë paraqitur në fushën e kulturës. Pjesëmarrësit në diskutim i paraqitën propozimet e tyre se si të kontribuojnë në zhvillimin e kulturës, me theks të veçantë në nevojën për bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe koordinatorin nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërsektorial.

Pasholli dhe anëtarët theksuan se janë të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm me Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e tjera relevante.

Click