Aktivitetet

E martë, 1 dhjetor 2020

Takim virtual i Kryetarit Xhaferi me Kryetarin Sobotka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , Talat Xhaferi sot realizoi video takim me Presidentin e Këshillit Nacional të e Republikës së Austria, Vollfgang Sobotka.

Kryetari Sobotka falënderoi për telegramin e ngushëllimit të dërguar pas atakut terrorist në Vjenë më 2 nëntor këtë vit, duke shprehur njëherazi ngushëllim për shtetasin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili pësoi si viktimë e këtij akti të tmerrshëm.  Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se lufta kundër terrorizmit kërkon inkuadrim jo vetëm të policisë por të gjithë shoqërisë, për arsye se ai nuk njeh as religjione, as bashkësi etnike, ndërsa masat ndëshkuese, janë të e rëndësishme njëlloj sa edhe mekanizmat e parandalimit dhe identifikimit të hershëm të radikalizimit.  Ato e lavdëruan bashkëpunimin aktiv dhe këmbimin efektiv të informacioneve ndërmjet institucioneve të dy shteteve në luftën kundër terrorizmit. 

Kryetarët Xhaferi dhe Sobotka këmbyen edhe mendime në lidhje me gjendjen në të dy shtetet me pandeminë e KOVID -19. Përfunduan se situata është njëlloj e vështirë, se presioni ndaj shëndetësisë është i fuqishëm, se ndikimi mbi ekonominë është negativ dhe se për menaxhimin e përhapjes së virusit nevojitet veprim i bashkërenduar dhe shfrytëzim i plotë i të gjitha resurseve njerëzore dhe materiale-teknike në dispozicion.  Për këtë qëllim, informoi Xhaferi, në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shpallur gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditësh. 

Në drejtim të euroiontegrimeve, Kryetari Sobotka theksoi se Republika e Austrisë mbetet mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut për hapje sa më shpejtë të mundshme të negociatave dhe se këtë qëndrim të tij të fortë e mbron në të gjitha nivelet në institucionet e Bashkimit Evropian. Në raport me veton bullgare, Kryetari Xhaferi nënvizoi se kanalet e komunikimit mbesin të hapur dhe se shpreson në tejkalimin e dallimeve në procesin e negocimit. Në të kundërtën, do të rritet euroskepticizmi, përfundoi Xhaferi. 

Të dy kryetarët shprehën kënaqësi që edhe në këto kushte të jashtëzakonshme për punë, vazhdon bashkëpunimi për formimin e Punëtorisë së Demokracisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas shembullit të asaj që vepron në suazat e Parlamentit austriak, dhe e cila ka për qëllim të ndajë njohuritë dhe të stimulojë interesin për politikë dhe zhvillim demokratik te të rinjtë.  Kryetari Sobotka shprehu dëshirë që personalisht të jetë i pranishëm në hapjen e Punëtorisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Click