Aktivitetet

E hënë, 7 shkurt 2022

Takimi Ademi – Mariçiq

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, pati takim pune me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në të cilin u bë fjalë mbi mundësitë për avancimin e dimensionit parlamentar të proceseve eurointegruese të vendit.

Ademi e njoftoi zëvendëskryeministrin Mariçiq për gjendjen aktuale me ligjet që e harmonizojnë legjislacionin tonë me legjislacionin evropian, të cilat Komisioni për Çështje Evropiane i ka shqyrtuar në mbledhjet e tij, por edhe për ligjet e ardhshme të dorëzuara në Kuvend, të cilat duhet të kalojnë procedurën parlamentare.

Në këtë kontekst, Mariçiq e theksoi rëndësinë e Komisionit dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e harmonizimit të legjislacionit nacional me atë evropian, si parakusht i rëndësishëm për afrimin tonë drejt anëtarësimit në BE. Ai theksoi se Kuvendi ka rol të madh në procesin e negociatave, sa i përket kontrollit parlamentar mbi Qeverinë në marrjen e pozicioneve dhe qëndrimeve në procesin e negociatave.

Click