Aktivitetet

E mërkurë, 10 mars 2021

Takimi i deputetes Maja Moraçanin me Dritan Abazoviq

Sot, Maja Moraçanin, deputete nga Partia e Gjelbër RDM, realizoi takim me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili është për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore, ku shkëmbyen mendime mbi gjendjet aktuale në të dyja vendet, pandeminë me Kovid-19, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen aktualisht vendet.

Moraçanin - Abazoviq, si përfaqësues të partive të gjelbra, u përqëndruan në mjedisin jetësor, ekologjinë dhe çështje të tjera me interes të tyre të përbashkët.

Bashkëbiseduesit e afirmuan bashkëpunimin e deritanishëm midis të dyja vendeve, si dhe mundësitë për thellimin e tij në të ardhmen.

Click