Aktivitetet

E premte, 24 shtator 2021

TAKIMI I DHJETË I KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË VENDEVE TË EVROPËS JUGLINDORE

Në organizim të Kuvendit të Republikës së, sot u mbajt Takimi i dhjetë i kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, i përkushtuar ndaj zgjerimit. Në takim merrnin pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore dhe të vendeve të Grupit të Vishegradit. 

Në Konferencë kishin fjalë Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, komisari evropian i Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varheli dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Hungarisë, Llasllo Kover.

Kryeministri Orban e theksoi rëndësinë e ndërlidhjes kulturore dhe memories së Hungarisë me vendet e Ballkanit dhe lidhjet e ndërsjella që janë ndërtuar me dekada. Sipas tij, Ballkani është porta e Evropës e cila paraqet pjesë të pandashme të shtëpisë evropiane dhe për këto arsye, çdo prolongim i procesit të integrimit paraqet gabim të madh gjeostrategjik të Evropës.

Komisari Varheli e shprehu qartë mbështetjen e padyshimtë të vendeve të Grupit të Vishegradit për integrimin e vendeve të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian, që nuk është vetëm realitet ekonomik, social dhe historik, por edhe realitet politik. Mbajtja e samitit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është më se e duhur në këtë çast dhe ndërmarrja e hapave konkrete për ardhmërinë e këtyre vendeve, nënvizoi Varheli.

Në suazat e Konferencës u drejtuan kryetarët e parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë edhe Kryetari Talat Xhaferi.

Në fund të takimit u miratua një Deklaratë e përbashkët në të cilën kryetarët e konfirmuan përsëri zotimin e vet për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të bazuar mbi sistemin e meritave, hapjen e procesit të negociatave pa prolongime të mëtejshme dhe përshpejtimin e procesit të filluar të negociatave.  Pjesëmarrësit e përshëndetën metodologjinë e re të zgjerimit, qëllimi i së cilës është proces aderimi më dinamik, më i besueshëm dhe më i parashikueshëm, dhe zotimet për tejkalimin e çështjeve të hapura me anë të dialogut. Nga ana e tyre u kërkua inkuadrimi i vendeve të Evropës Juglindore në Konferencën për ardhmërinë e Evropës, si edhe solidaritet më i madh në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi Kovid – 19 në vendet e Evropës Juglindore dhe mbështetje nga institucionet evropiane.

Deklaratë do të dërgohet në parlamentet nacionale të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të institucioneve evropiane.  

Click