Aktivitetet

E hënë, 17 maj 2021

Takimi i Këshillit Drejtues të PMP (PSP)

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim si pjesë e punës për Reformën e Kanalit të Kuvendit dhe avancimin e transmetimit parlamentar, konkretisht, shqyrtimin e projekt Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në takim ishin të pranishëm anëtarët e Këshillit Drejtues të Projektit të Mbështetjes Parlamentare, gjegjësisht, Kryetari i Kuvendit, nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e Grupeve parlamentare dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit. 

Kjo reformë zhvillohet në suazat e Projektit për Mbështetje Parlamentare, por edhe si pjesë e Planit aksional të Kuvendit për Partneritet për Qeverisje të Hapur dhe më e rëndësishmja se gjithçka, në pajtim me qëllimet e Planit strategjik të Kuvendit. Ky takim përputhet me fillimin e javës së përkushtuar ndaj Partneritetit për Qeverisje të Hapur, duke e pasur parasysh se Kanali i Kuvendit është burimi i drejtpërdrejtë dhe më i madh i informacioneve për punën e Kuvendit, ndërsa kjo reformë bëhet pikërisht me këtë qëllim, të fitohet Kuvend i hapur dhe transparent. Kuvend i qytetarëve. 

Në takim u arrit konsensus i gjerë për projektin kurse vërejtjet e caktuar që vërejtën u harmonizuar në mënyrë të ndërsjellë me qëllim që të fitohet zgjidhje cilësore ligjore. 

Click