Aktivitetet

E mërkurë, 7 prill 2021

Takimi i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me Shoqatat e Qytetarëve të Komuniteteve - Rrjeti i Shoqërisë Multikulturore

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, znj. Arbana Pasholli dhe deputetja Latife Shikovska, sot realizuan takim me përfaqësuesit e Shoqatave të Qytetarëve të Komuniteteve - Rrjeti i Shoqërisë Multikulturore.

Anëtarët e Komitetit dhe përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të OSBE-së, NDI-së dhe IRI-t patën mundësinë të ndjekin takimin përmes platformës Zoom.

Në takim morën pjesë z. Mirolub Orlandiq, kryetar i Rrjetit të Shoqërisë Multikulturore nga Komuniteti Malazez, z. Rubin Zemon nga Lidhja e Egjiptianëve të Ballkanit, z. Zharko Kamçev nga Komuniteti Kroat dhe z. Andrej Timofejev nga Komuniteti Rus dhe nga ana e tyre u prezantuan nevojat, idetë dhe pikëpamjet e tyre në drejtim të përmirësimit të përfaqësimit të pjesëtarëve të bashkësive më të vogla në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, znj. Arbana Pasholli dhe anëtarët theksuan se janë të hapur për bashkëpunim të mëtejshëm dhe aktivitete të përbashkëta me RRSHM-në.

Click