Aktivitetet

E martë, 8 mars 2022

TAKIMI I KRYETARIT XHAFERI ME DREJTORESHËN E BANKËS BOTËRORE, ZNJ. LINDA VAN GELDER 

Sot Kryetari Xhaferi realizoi takim me znj. Linda Van Gleder, drejtoreshën e Bankës Botërore dhe z. Masimiliano Paolluçi, drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës. 

Tema e takimit ishte korniza pesëvjeçare e partneritetit (CPF) e Bankës Botërore me vendin, qëllimi i së cilës është të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në arritjen e rritjes më të shpejtë, më përfshirëse dhe të qëndrueshme dhe tu sigurojë qytetarëve të vetë mundësi më të mëdha për një jetë më të mirë. Me këtë kornizë, Republikës së Maqedonisë së Veriut i vihen në dispozicion financa të dedikuara për rrugët lokale, për Korridorin 8, për bujqësinë, shkollën fillore dhe fushat tjera në periudhën 2019 - 2023. 

Znj. Linda Van Gelder foli për projektet e realizuara dhe financat e shfrytëzuara nga fondet prej të cilave kanë përfitim qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe për pritjet që i ka shteti në periudhën në vijim. Van Gelder shprehu interes për procesin dhe dinamikën e nxjerrjes së ligjeve në këtë fushë, sidomos të Ligjit për buxhetet. 

Kryetari Xhaferi sqaroi se Ligji për buxhetet ka ngecur në procedurë parlamentare tani më 2 vite, për arsye se i njëjti nuk është shqyrtuar në lexim të dytë nga Komisioni i Financave dhe Buxhetit i cili për momentin nuk ka kryetar. Kryetari theksoi se nxjerrja e një ligji të këtillë nuk është vetëm një hap përpara në menaxhimin me financat publike por është edhe hap përpara drejt anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, por se opozita nuk ka treguar shumë mirëkuptim për interesat e shtetit përmes ç’bllokimit të nxjerrjes së ligjit të lartpërmendur. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Rajoni nuk janë imunë ndaj situatës që ndodh në Ukrainë për momentin. Bota jeton në pasiguri për momentin dhe prandaj është me rëndësi të veçantë të tejkalohen interesat e ngushtë partiakë dhe ditorë të faktorëve të caktuar dhe theksi të vihet në interesat e qytetarëve.  





Click