Aktivitetet

E hënë, 21 shkurt 2022

Takimi i Kryetarit Xhaferi me Grupin Drejtues të Riksdaagut Suedez   

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me Delegacionin e Grupit Drejtues të Riksdaagut Suedez, të paraprirë nga znj. Lota Jonson Fornarve, nënkryetarja e dytë e Riksdaagut Suedez. Delegacioni qëndron në vizitë studimore dyditëshe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim demokratik ndërmjet dy dhomave ligjvënëse.  

Duke u uruar mirëseardhje anëtarëve të delegacionit suedez, Kryetari Xhaferi theksoi se Suedia është shtet me traditë të gjatë parlamentare dhe në kohë kur shteti kremton 100 vjet demokraci a Republika e Maqedonisë së Veriut 30 vite pavarësi, Kuvendi, me kënaqësi të madhe e pranoi nismën suedeze për vendosjen e bashkëpunimit për zhvillim demokratik, që është e dobishme në mënyrë të ndërsjellë, si për të dyja dhomat ligjvënëse, ashtu edhe për të dy shtetet.  Ai i rikujtoi edhe për vizitën e tij shumë të suksesshme në Mbretërinë e Suedisë në vitin 2017 dhe audiencën te Mbreti i Suedisë, Lartmadhëria e Tij Karl XVI Gustafi. Xhaferi nënvizoi se për ne është veçanërisht e vlefshme që edhe opinioni suedez edhe parlamenti suedez japin mbështetje të gjerë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se në muajt në vijim do të tejkalohen pengesat dhe do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare e cila do e shënojë fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  

Kryetari Xhaferi, potencoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një shtet multietnik, multikonfesional dhe multikulturor ekziston përkushtim i fuqishëm për ndërtimin e shoqërisë në të cilën respektohen dallimet, sepse ky është gurthemeli i sigurisë dhe i prosperitetit të shtetit. Në raport me bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet me fqinjët, ai informoi se punohet në vazhdimësi në krijimin e atmosferës pozitive dhe synimit që çështjet bilaterale të zgjidhen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe vlerave themelore evropiane. 

Nënkryetarja e dytë e Riksdaagut Suedez, znj. Lota Jonson Fornarve, duke falënderuar për mikpritjen e përzemërt, theksoi se gjatë vizitës studimore në Stokholm, deputetët, në atmosferë të dialogut të hapur dhe miqësor, debatonin bashkërisht për barazinë gjinore, për rëndësinë e rolit të opozitës, marrëdhëniet me votuesit dhe shoqërinë civile, hapjen dhe transparencën, kontrollin parlamentar, punën e komisioneve dhe rolin ligjvënës të parlamenteve. Ajo shprehu shpresë se edhe gjatë kësaj vizite studimore deputetët do të rikthehen në disa prej temave, a theks i veçantë do të vihet në marrëdhëniet me shoqërinë civile. Ajo shprehu bindjen se mbështetja e fuqishme suedeze e rrugës eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhme dhe informoi se gjatë vitit 2023, Suedia do të kryesojë me Këshillin e Bashkimit Evropian. 

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe përvojë në raport me punën në seancat plenare dhe në raport me plotësimin e vendeve në komisionet dhe transmetimin në Kanalin e Kuvendit të seancave të trupave punues.        

Click