Aktivitetet

E mërkurë, 15 dhjetor 2021

Takimi i punës i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me përfaqësuesit e IRI-së

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dje, me kërkesën e tij, mbajti takim pune me përfaqësuesit e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku kishte diskutim konstruktiv për aspektet e demokracisë më të madhe dhe përmirësimit të integritetit të shtetit dhe sigurimit të mjedisit të sigurisë dhe harmonisë në marrëdhëniet ndëretnike në shtet dhe shtetin në marrëdhëniet dhe relacionet ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet me komunitetin euroatlantik.

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) është organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare që përpiqet për përparim, liri dhe demokraci dhe punon për të rritur rolin e të margjinalizuarve, veçanërisht të grave dhe të rinjve. IRI zbaton programe në më shumë se 100 vende të botës.

Në takimin e punës, përveç prezantimit të të ftuarve me anëtarët e Komitetit, me agjendën e sotme të Komitetit, u bë edhe prezantimi i Studimit për gjuhën e urrejtjes si valutë e nacionalizmit: Përgjigjja institucionale në Maqedoninë e Veriut, të përgatitur nga autorët dhe studiuesit: Marko Pankovski, Misha Popoviq dhe Elena Mihajllova Stratilati.

Në takimin e punës morën pjesë Arbana Pasholli, kryetare e Komitetit, anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Drejtori i IRI-së në BeH, Borisllav Spasojeviq, bashkëpunëtorja e tij dhe oficeri i Programit, Anesa Omanoviq dhe Xhevahire Pruthi Zajazi, menaxhere e Programit në Zyrën e IRI-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pas prezantimit të Studimit, u zhvillua bisedë e ndërsjellë për këtë temë, pas së cilës u shkëmbyen përvojat dhe propozimet për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen, si organizimi i takimeve të Komitetit, punëtorive, me qëllim të forcimit të suksesit të institucioneve dhe profesionalizmit të tyre.

Në takim u propozuan pyetje, ide dhe tema aktuale, të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në RMV, gjuhën e urrejtjes, respektimin e identitetit etnik dhe interesave të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, me të cilat anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive treguan se sinqerisht janë në linjën e avancimit të punës së tyre dhe se presin nga Komiteti të realizojë kompetencat e veta në mënyrën më afirmative.

Click