Aktivitetet

E martë, 11 maj 2021

Takimi i Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Ivanova, me ambasadorin francez Bomgartner

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova, sot realizoi takim me ambasadorin francez në vend, SH.T. Siril Bomgartner.

Të pranishmit shprehën kënaqësinë për mundësinë për të takuar dhe shkëmbyer mendime në këtë kohë të kushteve të pandemisë.

Përveç kësaj, Sekretarja e Përgjithshme, Ivanova, falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e përgjithshme që Kuvendi, por edhe shteti, e merr nga Republika e Francës. Ajo e informoi ambasadorin francez për zhvillimet aktuale në Kuvend, mënyrën e funksionimit dhe sfidat me të cilat përballet Dhoma Ligjvënëse.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi i ndërsjellë karakterizohet nga dialogu i hapur dhe shprehën interes për thellimin e tij në sfera të ndryshme.

Click