Aktivitetet

E mërkurë, 21 prill 2021

Video-konferencë e Komitetit Parlamentar për Kulturë pranë DP-IEQ

Në kuadër të video konferencës së Komitetit Parlamentar për Kulturë pranë Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (DP-IEQ), e cila u mbajt në Budapest, Republika e Hungarisë, që është edhe kryesues i këtij Komiteti, morën pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rashella Mizrahi në cilësinë e shefes së Delegacionit dhe Kastriot Rexhepi, anëtar i Delegacionit.

Tema e kësaj video-konference të Komitetit Parlamentar për Kulturë ishte "Dallimet kulturore dhe identitetet në Evropë".

Në pjesën hyrëse të konferencës, fjalime përshëndetëse kishin: Atila Tilki, kryesuese e Komitetit të Kulturës, Zoran Jovanoviq, zëvendëssekretar i përgjithshëm i DP-IEQ.

Në pjesën e punës së konferencës me fjalime morën pjesë: Kairat Abdrahmanov, komisioner i lartë për pakicat nacionale pranë OSBE-së; Jeroen Shokenbroek, drejtor i Drejtorisë kundër Diskriminimit pranë Këshillit të Evropës dhe Herbert Dorfman, anëtar i Parlamentit Evropian.

Theksi i paraqitjeve të tyre ishte vënë në rëndësinë e pranimit dhe respektimit të vlerave të ndryshme kulturore, si dhe rëndësinë e vlerës së përdorimit të gjuhëve të ndryshme si vlerë e lartë evropiane. Secili nga folësit, brenda institucioneve të tyre, i ekspozuan të gjitha aktivitetet e ndërmarra në periudhën e kaluar për të zhvilluar dhe respektuar vlerat kulturore.

Në kuadër të kësaj konferencë, fjalim kishte edhe shefja e Delegacionit të Maqedonisë pranë DP-IEQ, Rashella Mizrahi. Ajo e theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e respektimit të dallimeve kulturore dhe vuri në dukje se Maqedonia gjatë shekujve të kaluar ka qenë një udhëkryq i vlerave kulturore dhe civilizimeve në Ballkan dhe si vend është shembull i shkëlqyeshëm ku respektohen vlerat dhe traditat kulturore. Mizrahi, gjithashtu, theksoi se në vendin tonë janë ratifikuar të gjitha konventat e rëndësishme ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e vlerave kulturore, dhe nga ai aspekt, ne, si vend, kemi kontribut të rëndësishëm në rregullativën juridike multilaterale në këtë fushë në Evropë.

Në fund të konferencës, Atila Tilki iu drejtua të pranishmëve me fjalim përshëndetës si kryesuese e këtij Komiteti Parlamentar për Kulturë pranë DP-IEQ.

Click