Aktivitetet

E martë, 20 prill 2021

Video-takimi Milloshoski - Fasino

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Antonijo Milloshoski, dje, mbajti video-takim me z. Pjero Fasino, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Parlamentit të Republikës së Italisë dhe zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Politike në Këshillin e Evropës, Strasburg, përmes platformës Zoom.

Në takim u diskutua për shumë çështje aktuale me të cilat përballet vendi, të tilla si situata me pandeminë Kovid-19, roli i opozitës në Kuvend dhe perspektiva euroatlantike e vendit.

Ata gjithashtu biseduan edhe për marrëdhëniet midis të dyja vendeve, mundësitë për fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian, dinamikën e reformave kryesore në vend dhe situatën aktuale politike në vend.

Bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se bashkëpunimi midis të dyja parlamenteve do të mbetet në nivel të lartë dhe do të vazhdojë të thellohet. Ata gjithashtu ranë dakord që takimet e këtij lloji duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të mbajnë lidhje të ngushta, por edhe për koordinimin dhe mbështetjen e ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët për të dyja parlamentet.

Click