Aktivitetet

E enjte, 25 shkurt 2021

Zëvendëssekretari i përgjithshëm Millkovski në konferencë online me temë "Përshtatja e parlamenteve ndaj pandemisë"

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Miki Millkovski, sot mori pjesë në konferencë online të organizuar nga Unioni Ndërparlamentar (UNP) dhe Shoqata e Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve (ASGP) me temë "Përshtatja e parlamenteve ndaj pandemisë".

Në konferencë marrin pjesë sekretarët e përgjithshëm të parlamenteve të vendeve anëtare të UNP-së.

Bashkëbiseduesit, në shfaqjet e tyre, iu referuan masave dhe përshtatjeve fizike që u morën në parlamentet e tyre, për të përshtatur punën e përditshme me kushtet e reja që dolën me pandeminë.

Millkovski, në fjalimin e tij, i theksoi masat që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka ndërmarrë dhe zbatuar. Ai shpjegoi se me shfaqjen e pandemisë, udhëheqësia e Kuvendit dhe shërbimi i Kuvendit filluan të sigurojnë protokolle shëndetësore. Pastaj, Kuvendi, në kohën e konstituimit të tij më 4 gusht, iu desh të përshtatet me situatën e re dhe ta kryejë punën e tij në një sallë tjetër për mbajtjen e seancave plenare që siguron distancë fizike midis deputetëve, në përputhje me protokollet e miratuara, për të mbrojtur shëndetin e deputetëve dhe shërbimit.

Lidhur me pjesëmarrjen në ngjarjet ndërkombëtare, shtoi ai, të cilat zhvillohen në formatin virtual, Kryetari i Kuvendit dhe deputetët, kur ftohen, marrin pjesë në këto takime online, gjë që ruan vazhdimësinë e aktiviteteve ndërkombëtare të Kuvendit.

Click