E mërkurë, 17 mars 2021
Konferencë online e Asamblesë Ndërparlamentare të Ortodoksisë
Delegacioni i Asamblesë Ndërparlamentare të Ortodoksisë, i përbërë nga deputetët: Ane Llashkoska dhe Mile Taleski, mori pjesë në konferencën online të PSP-së, e cila u mbajt sot në Athinë, Republika e Greqisë.
Në kuadër të Konferencës, fjalime përshëndetëse patën kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të PSP-së, Sergej Gavrillov dhe sekretari i përgjithshëm i PSP-së, Maksimos Karakopulos.


Në fillim, sekretari i përgjithshëm Karakopulos e përshëndeti Delegacionin e Maqedonisë që mori pjesë për herë të parë në këtë eveniment. Nga ana e tij u prezantuan aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Komiteteve brenda PSP-së, si dhe kompletimi i anëtarëve të rinj brenda PSP-së, në përputhje me zgjedhjet nacionale të cilat u mbajtën në disa shtete anëtare.
Një studim dhe hulumtim mbi situatën e re me Kishën Aja Sofia në mënyrë që të mbrojë karakteristikat kulturore me rëndësi të madhe për krishterimin u shqyrtuan gjithashtu, si dhe Rezoluta për mbrojtjen e karakteristikave krishtere në Nagorno Karabak të arsyetuara nga zëvendëskryetari i Parlamentit të Armenisë, Alen Simonian.