E hënë, 8 mars 2021
Kryetari Xhaferi e uroi Ditën Ndërkombëtare të Gruas
Të nderuara femra,
Jua uroj Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Këtë vit e shënojmë këtë Ditë në kushte të jashtëzakonshme, nuk u organizua kokteji për nëpunëset dhe deputetet, çdo nëpunëse sot mori një shenjë të vogël të vëmendjes nga Kuvendi, sepse çdo nëpunëse dhe deputete është pjesë e pandashme e kolektivit tonë.
Respekti për suksesin e femrës në çdo fushë nuk duhet të ngecë asnjë ditë të vitit, sepse suksesi i femrës na frymëzon të gjithëve. Vizioni i grupit të femrave që e ngritën zërin për barazi sot na detyron të punojmë së bashku për të drejtat dhe barazinë e femrave në shtëpi dhe në botë.


Gëzuar 8 Marsin!