E premte, 10 shtator 2021
Procesi i Dialogut Zhan Mone me Kuvendin: Përgatitjet për raundin e radhës
Përgatitja e bazave për raundin e radhës të procesit të Dialogut Zhan Mone ishte me një seri të takimeve që u mbajtën sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Takimet u mbajtën një ditë pas zjarrit në qytetin e Tetovës, ku shumë pacientë e humbën jetën në zjarrin që e kaploi spitalin modular për KOVID -19. Takimi filloi me heshtje njëminutëshe në kujtim të viktimave nga kjo ngjarje tragjike.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuesit e Dialogut Zhan Mone, Andreas Shider (S&D), Marion Valsman (PPE) dhe Ilhan Kjuçuk (RIPËRTËRITJA), bënë një retrospektivë të arritjeve të deritanishme dhe biseduan për hapat e ardhshme në procesin rrjedhës.

Duke i pasur parasysh kufizimet e imponuara për shkak të pandemisë, ato e përshëndetën ngrohtë mundësinë për tu takuar personalisht, duke nënvizuar se rezultatet e prekshme nga Dialogu i deritanishëm i Zhan Monesë nuk mund të arrihen vetëm me një format virtual të takimeve.

Bisedat, të udhëhequra në formate të ndryshme, me nënkryetarin e Kuvendit dhe me koordinatorët e partive politike, po ashtu hodhën dritë mbi zbatimin e obligimeve të ndërmarra gjatë raundit të 3-të të Dialogut Zhan Mone në fillim të vitit 2020 dhe perspektivat për raundin e radhës të dialogut.

Kryetari Xhaferi dhe lehtësuesit nga Parlamenti Evropian e konstatuan me kënaqësi përkushtimin e vazhdueshëm dhe të fuqishëm ndaj procesit. 