
E mërkurë, 2 qershor 2021
Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin Rasuli
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot e pranoi ambasadorin e sapoemëruar jorezident të Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Sh.T. Sejed Mohamad Xhavad Rasuli dhe bashkëpunëtorët e tij.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan në drejtim të rolit të rëndësishëm të diplomacisë parlamentare në zhvillimin dhe dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke e pasur parasysh rolin dhe pozitën e institucioneve ligjvënëse.
Në takim u bë fjalë edhe për mundësitë dhe mënyrat e zhvillimit të bashkëpunimit në nivelin parlamentar.

