E enjte, 8 prill 2021
Takim i Kryetarit Xhaferi me përfaqësues të bashkësisë rome me rastin e 8 Prillit - Ditës botërore të romëve
Me rastin e 8 Prillit - Ditës botërore të romëve, Kryetari Xhaferi realizoi takim me Ljatife Shikovska, deputete nga bashkësia rome, me Zoran Dimov, kryetar i Grupit Ndërkombëtar Rom, me Ferat Asan, afarist nga Komuna Shuto Orizari dhe Muhamed Toçi, përfaqësues i OJQ “Meseçina” (Hëna) - Gostivar. Në takim ishte i pranishëm edhe koordinuesi i Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit, Jovan Mitreski. Dita është akoma më e rëndësishme sepse shënohet edhe 50-vjetori i Kongresit të Parë të Romëve, si edhe 20 vjet nga shënimi i romëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fillim të takimit, mysafirët i dorëzuan Kryetarit Xhaferi një dokument solemn të titulluar si “Zotim për integrimin e romëve në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, si edhe Pllakë për kontribut të veçantë. Ndërsa Kryetari Xhaferi u dorëzoi Urim me rastin e ditës në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvend. Ai nënvizoi se për fat të keq, këtë vit, për shkak të pandemisë, shënimi i Ditës ndërkombëtare të romëve është në një formë ndryshe, nëse e rikujton përvojën nga vitet e kaluara kur ka qenë i inkuadruar në punën e institucioneve shtetërore në më shumë nivele, si edhe për shkak të përvojës nga Dekada e romëve dhe bashkëpunimit shumëvjeçar me përfaqësues të bashkësisë rome të cilët kanë qenë faktorë aktivë politikë dhe institucional me ç’rast, ka këmbëngulur që të japë kontribut në avancimin e pozitës së tyre në shoqëri. Theksoi se ndryshimet janë të nevojshme, edhe atë, thelbësore dhe gjithsesi, prezenca e koordinuesit të Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit, Jovan Mitreski është vërtetim i këtij zotimi të përbashkët.

Deputetja Shikovska falënderoi për nderin e bërë dhe ndau me Kryetarin Xhaferi përshtypjet nga takimi i realizuar me Kryetarin dhe përfaqësuesit e Qeverisë dhe diskutimin e frytshëm në drejtim të proceseve të inkluzionit dhe shprehu optimizëm se përparimi i bashkësisë rome, edhe pse është proces i ngadalshëm,
përsëri lëviz në vijë përpjetë, sidomos në fushën e arsimit mirëpo edhe në mbrojtjen shëndetësore, sociale dhe arritjen më të rëndësishme deri tani, sigurimin e dokumenteve personale. Ajo që tani më ka përfaqësues të romëve në pozita udhëheqëse nëpër institucionet është në dobi të madhe sepse ato vetë më së miri i dinë problemet me të cilat ballafaqohet bashkësia rome dhe vetëm me qasje sistemore dhe mbështetje politike do të arrihet që romët të ndihen të barabartë.
Zoran Dimov, me prezantimin e portofolit të vet personal dhe profesional, vërtetoi se punon në përmirësimin e pozitës së romëve në tërë Ballkanin Perëndimor dhe është i hapur për çfarëdo bashkëpunim që do të ishte me interes të bashkësisë rome dhe theksoi se pjesëmarrja e përfaqësuesve të romëve në procesin e nxjerrjes së ligjeve cilësore të fushës do të ishte dobi e madhe duke u referuar në mundësinë me rregullore të cilën e pohoi edhe Kryetari Xhaferi. Ky bashkëpunim gjithsesi është me rëndësi të zhvillohet edhe në sektorin e biznesit, në fushën e kulturës dhe përfaqësimit më të madh në servisin publik. Në diskutim morën pjesë edhe mysafirët e pranishëm të tjerë, Ferat Asan, Muhamed Toçi, të cilët nënvizuan se qasja më e mirë te informatat, zgjidhja e rasteve sociale
dhe vështirësive të tjera me të cilat ballafaqohet kjo bashkësi është me rëndësi thelbësore.
Koordinuesi i LSDM-së dhe koalicionit, Jovan Mitreski, theksoi se bëhen përpjekje tu dilet në ndihmë romëve në çdo mënyrë të mundshme dhe njëherazi drejtoi urime të sinqerta me rastin e 8 Prillit.