E enjte, 23 shtator 2021
Takim pune i Grupit Parlamentar Ndërpartiak për mbështetjen e të drejtave të romëve, inkulzioni dhe integrimi i tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Grupi Parlamentar Ndërpartiak për mbështetjen e të drejtave të romëve, përfshirja dhe integrimi i tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbajti takim pune me temë "Kriza e Kovidit dhe sfidat në komunitetin rom - Mbështetja dhe ndihma potenciale në zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga kriza e Kovidit".


Me ftesë të koordinatores së Grupit Parlamentar Ndërpartiak për mbështetjen e të drejtave të romëve, përfshirja dhe integrimi i tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Latife Shikovska, morën pjesë dhe kishin fjalime sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Muhamed Toçi, nga Ambasada Britanike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhilian Smit dhe Sneshka Iliq nga Zyra e Bashkimit Evropian, Nafi Saraçini.
Në takim, koordinatorja e Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) për mbështetjen e të drejtave të romëve, përfshirja dhe integrimi i tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Latife Shikovska theksoi se komuniteti rom duhet të arsimohet më shumë rreth vaksinimit dhe pasojave të shkaktuara kriza e Kovidit. Të gjithë anëtarët së bashku me mysafirët e pranishëm ranë dakord se është e nevojshme përmes institucionalizimit dhe projekteve të përshtatshme të asistuara nga institucionet ndërkombëtare që të ketë më shumë edukim për shëndetësinë, drejtësinë, arsimin dhe prioritetet e tjera.
Në takim morën pjesë deputetët: Lupço Ballkoski, Igor Zdravkovski, Arbana Pasholli, Bojan Stojanovski, Petar Ristevski, Ollga Llozanovska, Lidija Tasevska.