E martë, 27 korrik 2021
Takim pune i komisionit për Kulturë
Me iniciativën e drejtoreshës së Muzeut të Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, Daniela Nikollova, sot anëtarët e Komisionit për Kulturë realizuan takim pune në hapësirat e Muzeut.

Në takim morën pjesë kryetari i komisionit Kastriot Rexhepi, zëvendës kryetar i komisionit Zeqir Ramçolloviq, dhe anëtarët Zhaklina Llazarevska, Velika Stojkova Serafimovska, Bajram Kadrija, Arbana Pasholli, Sonja Mirakovska, Ljupço Ballkovski, Ane Llashkoska dhe Daniella Hristova.
Në takim u diskutua për temat nga sfera e punës së muzeut dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe zhvillimin dhe promovimin e ekspozitës së muzeut.