E enjte, 20 maj 2021
Takimi i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me shoqatat e qytetarëve të komuniteteve - Rrjeti i Shoqërisë Multikulturore
Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, znj. Arbana Pasholli dhe anëtarët e Komitetit, sot patën takim joformal me shoqatat e qytetarëve të komuniteteve - Rrjeti i Shoqërisë Multikulturore të udhëhequr nga z. Mirolub Orlandiq.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve ARDK, z. Eran Kurtish dhe zëvendësi i kësaj agjencie z. Xhelal Hoxhiq. 
Takimi është vazhdim i bashkëpunimit me përfaqësuesit e komuniteteve të përfshira në Rrjetin e Shoqërisë Multikulturore, i cili krijon hapësirë për t'u njohur me nevojat dhe kërkesat e tyre, si dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.
Pjesëmarrësit në diskutim i prezantuan idetë, kërkesat dhe mendimet e tyre për të përmirësuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis anëtarëve të Komitetit, Rrjetit të Shoqërisë Multikulturore dhe ARDK-së.
Kryetarja e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, znj. Arbana Pasholli, theksoi se është e hapur për bashkëpunim me anëtarët e kësaj shoqate në mënyrë që të gjejnë zgjidhjet më të mira të mundshme për kërkesat e tyre.