
E martë, 2 shkurt 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e punës të Grupit Ndërpartiak Parlamentar (GNP)
Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot jemi tubuar këtu në numër kaq të madhe të deputetëve, pjesëtarë të grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shoh kolegë të pushtetit, të opozitës, grupe parlamentare më të mëdha, më të vogla, me ideologji të ndryshme, programe të ndryshme por përsëri, të gjithë këtë të bashkuar për një qëllim të vetëm, respektivisht vënia në jetë dhe vazhdimi i entuziazmit që dominonte gjatë miratimit të Deklaratës për të drejtën në pjesëmarrje politike të qytetarëve me pengesa që është udhërrëfyesi që duhet të ndiqet për të arritur standardet e përbashkëta për realizimin e pjesëmarrjes politike të personave me pengesa, siç është respektimi i Konventës për të drejtat e personave me pengesa, Deklarata e Pekinit dhe platforma për aksion si edhe udhëzimet nga Komenti i përgjithshëm numër 6 për barazi dhe jodiskriminim dhe Komenti i përgjithshëm numër 3 për gratë dhe vajzat me pengesa, i lëshuar nga Komiteti për të drejtat e personave me pengesa pranë Kombeve të Bashkuara.