
E enjte, 3 shkurt 2022
TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME SH. T. JAROSLLAV LUDVA
Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me SH.T. Jarosllav Ludva, ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryetari drejtoj urime për zgjedhjen e ambasadorit të ri të Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast i uroi punë të suksesshme dhe shprehu shpresë se angazhimi i tij personal do të kontribuojë në përforcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. E informoi ambasadorin edhe për punën e Kuvendit dhe trupave të tij punues, për sfidat me të cilat ballafaqohet vendi si edhe ngjarjet më të reja në skenën politike. Në raport me bashkëpunimin parlamentar, theksoi se pret që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë me vizita të ndërsjella në nivelin më të lartë parlamentar.