Udhëheqja parlamentare

E hënë, 21 dhjetor 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me rastin e 21 Dhjetorit – Dita e mësimit në gjuhën turke

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, z. Shentop,
Të nderuar anëtarë të Delegacionit,  
I nderuar Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, 
I nderuar kryetar i MATUSITEB, z.  Emin,
E nderuar Shkëlqesi, z. Sekizqok, 
Të nderuar mysafirë, zonja dhe zotëri, 
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam mundësinë të përshëndes Kryetarin lartë të respektuar të Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë, mikun tim, z.  Mustafa Shentop dhe anëtarët e nderuar të Delegacionit dhe më lejoni të shfrytëzoj këtë rast dhe Juve koleg i nderuar, të gjithë të pranishmëve në sallë, mirëpo edhe të gjithë bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të bashkësisë turke, t'ju uroj 21 Dhjetorin, Ditën e mësimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është për nder të bashkëqytetarëve tanë turq në vend, mirëpo, edhe të gjitha nderimet dhe kujdesin edhe ndaj Republikës së Turqisë, që është miku jonë tradicional, shumëvjeçar dhe i sinqertë.

 

Me nocionin mik, mendoj  edhe në të mirë edhe në të keqe. Dora e shtruar e popullit turk i prek gjithmonë zemrat tona. Këtë e bën edhe në këtë kohë të vështirë të pandemisë globale kur njerëzimi është drejtuar para rrezikut global shëndetësor dhe ekonomik. Jemi mirënjohës për prezencën tuaj, bashkëpunimin, mbështetjen dhe ndihmën në çdo segment të qëndrueshmërisë sonë si shtet. Partneriteti jonë, krahas në PBEJL (PCSEE), tani është zgjeruar edhe me anëtarësimin tonë në NATO dhe në APBEDZ (PABSEC) ku bashkë do të kontribuojmë në ndërtimin e paqes dhe mirëqenies në botë.  Falënderim shumë i madh edhe ndaj Gjysmë hënës së Turqisë, ndaj TIKA-s dhe Fondacionit MAARIF.  Paçi jetë, shëndet dhe rroftë përjetësisht miqësia me Republikën e Turqisë! Ju faleminderit për vëmendjen!

Click