Grupe joformalе



E enjte, 10 nëntor 2011

KLUBI I DEPUTETËVE E SHQYRTOI PROPOZIM-BUXHETIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2012, NË PJESËN E BARAZISË GJINORE

Klubi i deputetëve në mbledhjen që e mbajti sot e shqyrtoi Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, në pjesën e barazisë gjinore.

Pas diskutimit të vëllimshëm u miratua konkluzion që të parashtrohen amendamente për Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 dhe atë:

  • Amendament për sigurimin e mjeteve për punën e Këshillit Shtetëror për Drejtësinë e të Miturve i cili është formuar me propozim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me UNICEF-in;  
  • Amendamente për sigurimin e mjeteve për zmadhimin e kuadrit profesional (logopedë, defektologë dhe punëtorë socialë) në çerdhe, shkolla, qendra ditore për fëmijë me nevoja të veçanta dhe ngjashëm. 

 

Click