Grupe joformalе



E hënë, 20 shkurt 2012

MBLEDHJA E KLUBIT TË DEPUTETEVE

Klubi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 17 shkurt 2012, mbajti mbledhje pune.  

Në mbledhjen, me të cilën kryesoi koordinatorja e klubit, znj. Sonja Mirakovska,  ishin të pranishëm deputetet: znj. Meral Uzeiri Ferati, znj. Cvetanka Ivanova, znj. Dëshira Imeri, znj. Liljana Kuzmanovska, znj. Marinella Tusheva, znj. Liljana Popovkska dhe znj. Flamure Demiri Kreci.

Gjithashtu, në mbledhjen ishin të pranishëm, znj. Sllagjana Marjanoviq - Panovska, përfaqësuese e Institutit demokratik nacional (IDN). 

Në mbledhjen u shqyrtuan propozime për punën e Klubit të deputeteve në periudhën e ardhshme të mandatit, pastaj u hapën çështje për Rregulloren e punës së Klubit, ndërsa u diskutua edhe për propozim-përpilimin e Strategjisë për punën e Klubit.

 

Click