Grupe joformalе

E martë, 26 shtator 2017 

Ndërtojmë ura mirëkuptimi

Në organizim të UN Women dhe Lobit të grave maqedonase (LGM), në Strugë më 21 dhe 22 shtator u mbajt Punëtori nën moton "Ndërtojmë ura mirëkuptimi", në të cilën morën pjesë anëtarët e Klubit të deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në punëtorinë fjalim mbajtën znj. Gjulumser Kasapi, koordinatore e Klubit të deputeteve, znj. Ermira Lubani dhe Diminika Stojanoska, përfaqësuese të Trupit të KB-së për barazi gjinore dhe përforcim të femrave (UN Women). 

Për përvojat pozitive nga puna e deputeteve foli znj. Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa znj. Daniella Rangellova, drejtoresha ekzekutive e Lobit të grave maqedonase foli për Klubin e deputeteve - për misionin e tij, vizionin, kompetencën dhe për përvojat dhe rezultatet pozitive. 

Ekspertja znj. Neda Maleska Saçmaroska diskutoi për Konceptet themelore dhe futjen e perspektivës gjinore në rrjedhat kryesore, gjë që ishte përgatitje për punën në grupe, në të cilat morën pjesë të gjithë deputetet për Mundësi të barabarta në lidhje me qasjen e barabartë - politika: Vlerësimi i ndikimit të politikave në aspektin gjinor. 

Në fund të punëtorisë pjesëmarrëset rekomanduan që të organizojnë më shumë punëtori të tilla, në të cilat do të kenë mundësi të jenë të pranishme dhe të debatojnë për tematika të ndryshme gjinore, deputetet e të gjitha partive politike në Dhomën legjislative. 

Click