Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 4 tetor 2017

Promovimi i kandidateve për kryetare të komunave në Republikën e Maqedonisë  

Klubi i Deputeteve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin Demokratik Nacional NDI do të organizojë: Promovimin e kandidateve për kryetare të komunave në Republikën e Maqedonisë.

Promovimi do të mbahet më 6 tetor 2017 në Sallën „Boris Trajkovski“ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me fillim në orën 12:00.

Në promovim janë ftuar kandidatet për kryetare të komunave në Republikën e Maqedonisë, bartëset e listave të deputeteve, deputetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësueset e Sektorit për Mundësi të Barabarta të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të RM-së, Lobi i Gruas Maqedonase, Këshilli Nacional për Barazi Gjinore (SOZHM), organizatat ndërkombëtare, përfaqësitë diplomatike dhe Komisioni Evropian.

Prezencën tuaj mund ta paraqitni në k@sobranie.mk 

PROGRAMI

  • Ora 12:00 - 12:10   Fjalime hyrëse

- Gjylymsere Kasapi, koordinatore e Klubit të Deputeteve
- Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve

  • Ora 12:10 - 12:20   Kris Henshou, drejtor i NDI Maqedoni
  • Ora 12:20 - 13:20   Prezantimi i kandidateve për kryetare të komunave
  • Ora 13:20 - 13:30   Konkluzione
 
a

Na ndiqni në: