Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E mërkurë, 21 mars 2012

TAKIM PUNE I KLUBIT TË DEPUTETEVE

Klubi i deputeteve dhe Zyra e UN Women - Trup i Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave të Shkupit, do të mbahet takim pune me eksperten austriake për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, dr.Elizabet Kllatcer, më 23 mars 2012, nga ora 10:00 deri 13:00, në hotelin "Best Vestern" në Shkup

Takimi organizohet në kuadër të projektit rajonal të UN Women "Politika të përgjegjshme gjinore në Evropën Juglindore", me përkrahje të Agjencisë austriake për zhvillim. 

Takimi është pjesë e vizitës së dytë të dr.Kllatcer për përkrahjen e Grupit punues për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, të udhëhequr nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, dhe të cilin e përbëjnë përfaqësues të ministrive tjera, e që punon në përgatitjen e strategjisë së parë nacionale për buxhetim të përgjegjshëm gjinor, i cili është parashikuar të miratohet në qershor të këtij viti.

Duke pasur parasysh rolin e Kuvendit në miratimin e buxhetit, por edhe mundësitë të cilat i posedojnë deputetët për ta lidhur procesin e buxhetimit me implementimin e politikave të barazisë gjinore, takimi i dr.Klacer ka për qëllim të ofrojë hapësirë për shkëmbimin e ideve për të lartpërmendurën, si dhe për bartjen e përvojave të ngjashme ndërkombëtare në futjen e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe angazhimin e deputetëve në miratimin e strategjive në këtë sferë.

 
a

Na ndiqni në: